Punonjësi i qeverisë, i arrestuar sot në mëngjes dhe që akuzohet për pengim në mbledhjen e provave, është Gani Zogaj, administrator i teknologjisë informative. Ai është i dyshuari kryesor për fshirjen e serverit të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT së) i cili qe konfiskuar nga EULEX-i në bastisjet e para të bëra në këtë ministri në muajin prill. Zogaj ishte duke e ushtruar detyrën e mbikëqyrësit të IT-ve në të gjitha institucionet e Kosovës.
Dje në në orët e pasdites (rreth 17:30) në fshatin Bardhosh afër Prishtinës është arrestuar një i dyshuar për vrasje të dyfishtë. Njësitet e nënstacionit policor të Bërnicës për më pak se 5 minuta kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili në duart e tij akoma kishte një armë automatike të llojit AK 47 dhe e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshimti në këtë rast.
Prokuroria speciale e Kosovës i ka zgjeruar hetimet kundër guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka njoftuar EULEKS-i.
Inva Mula, që celi sezonin operistik në Paris me operan Mireille, e mbyllte atë në Madrid, në krah të Placido Domingos. Ashtu sic ndodh përherë, opera u rrethua nga një promocion i gjerë. Një botim i posacëm për operan, intervista me protagonistët. E kompozuar nga Xhiuzepe Verdi, opera rrëfen një histori familjare dhe dashurie, në sfondin e Genoas së tronditur nga trazirat sociale të shekullin XIV.
Pas disa premtimeve me në fund vjen Genta Ismaili, e cila duket që ka vendosur të sjellw jo vetëm një këngë, por edhe një surprizë fantastike për fansat e saj. Bëhet fjalë për një duet të cilin e ka realizuar së fundmi, ku pritet të ketë në motrën e saj të vogël. Lidhur më këtë flitet se Flori është tekst shkruesi i këngës së Gentës por ende nuk dihet saktësisht se kur do të publikohet në tregun muzikorë ky produksion, i cili ka rritur në maksimum kureshtjen e fansave të këngëtares.
Prokurorët në Gjermani e kanë akuzuar ish rojtarin e kampit nazist, Samuel Kunz, se ka ndihmuar në vrasjen e 430 mijë hebrenjëve në Holokaust dhe personalisht ka shtënë kundër 10 vetëve.
"Kur të kërkon klubi më i mirë në botë i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë duhet të mendohesh seriozisht", shtoi Neubauer. Fillimisht një gjë të tillë e konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës gjermane Fredi Bobic që tha për "Bild" se është respektuar vullneti i lojtarit për t'u larguar.
Policia dhe Ambasada zvicerane, gjatë ditës së martë kanë kontrolluar rreth 120 automjete me targa të Zvicrës, prej të cilave tri janë konfiskuar si jo të rregullta. Bashkëpunimi ndërpolicor në rajon dhe më gjerë për luftimin dhe parandalimin e incidenteve kriminale është shumë i rëndësishëm për të gjitha policitë