E mërkurë, 08 Shtator 2010 19:06

Miliarderi filantropist, Xhorxh Soros ka dhënë 100 milionë dollarë për Human Rights Watch, me qëllimin që organizata të zgjerohet dhe të fitojë mbështetje më të madhe ndërkombëtare. Ky është një nga kontributet më të mëdha financiare për organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Human Rights Ëatch do të marrë nga 10 milionë dollarë në vit për dhjetë vitet e ardhshme.
më shumë...
E mërkurë, 08 Shtator 2010 07:37

Një gazetar i njohur televiziv në Irak është vrarë sot derisa po udhëtonte me veturën e tij në Bagdad. Gazetari i Televizionit shtetëror al-Irakija, Riad al-Saray, ishte i njohur për përpjekjet e tij për zbutjen e dallimeve ndërmjet komuniteteve sunite dhe shiite në programet e tij fetare.
më shumë...
E mërkurë, 08 Shtator 2010 07:35
Bashkimi Evropian thotë se turqit e përbëjnë grupin më të madh të jashtëm që jeton në 27 vendet e BE-së.
Zyra për statistika e Bashkimit Evcropian, Eurostat, njoftoi se 2.4 milionë turq ose 8%, jetojnë në BE. Në tërësi, në BE, në fillim të vitit 2009, jetonin afro 32 milionë persona të jashtëm ose 6.4 % e popullatës së tërësishme të Bashkimit Ervropian.
Më së shumti të jashtëm jetojnë në Gjermani, afro 7.2 milionë, e pastaj në Spanjë, afro 5.7 milionë.Më se një e treta e personave të jashtëm janë nga një vend tjetër i Bashkimit Evropian.Në këtë aspekt, grupet më të mëdha janë nga Rumania, afro 2 milionë, dhe Polonia, afro 1.5 milionë njerëz.
E martë, 07 Shtator 2010 09:52

Ish kryeministri britanik, Toni Bler, tha se mund të anulojë paraqitjen në Londër gjatë kësaj jave për shkak të protestave të mundshme. Lajmi vjen vetëm një ditë pas incidentit në Dublin ku protestuesit e kanë gjuajtur me vezë dhe këpucë ish kryeministrin britanik, i cili ishte aty me rastin e botimit të librit të tij me kujtime "A Journey".
më shumë...