E premte, 10 Shtator 2010 08:02
Ferizaj, 9 shtator Qëndrim Jonuzi, 18-vjeç, ka përfunduar në pranga të policisë së Kosovës nën dyshimin e bazuar se në fillim të kësaj jave ka plagosur me revole tre nxënës të shkollës së mesme "Kuvendi i Abërit" në Ferizaj. Sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit publik është ndaluar në qendrën e mbajtjes kurse arma më të cilën dyshohet së është kryer krimi është konfiskuar dhe do të përdoret si provë materiale gjatë procesit gjyqësor. Sipas hetimeve fillestare, incidentit i ka paraprirë një zënke e mëhershme ndërmjet të arrestuarit dhe njërit nga të plagosurit.
E premte, 10 Shtator 2010 08:02
Malishevë, 9 shtator Një 21-vjeçar nga fshati Llapçevë e Malishevës ka vdekur të mërkurën nga rrokullisja e njw traktori në rrugën Llapçevë-Panorc. Policia bënë të ditur se 21-vjeçari është vetë-aksidentuar ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në Malishevë, derisa po transportohej për ndihmë shëndetësore menjëherë pas fatkeqësisë. Njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
E premte, 10 Shtator 2010 08:01
Prishtinë, 9 shtator Policia Rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se që nga një janari i vitit 2010, e deri me tani në këtë rajon janë arrestuar dhe paraburgosë 732 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prej të arrestuarve, 154 janë paraburgos për raste të tentim vjedhjes dhe të vjedhjes.
E premte, 10 Shtator 2010 08:01
Gjilan, 9 shtator Policia në Gjilan është lajmëruar përmes telefonit se në qendrën tregtare "ETC" në Gjilan është e vendosur një bombë e cila mundë të shpërthej brenda disa orëve, mirëpo pas hetimeve që janë bërë ajo doli të ishte e rreme. Në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dal njësitet patrulluese të cilat kanë evakuuar konsumatorët e rastit dhe të gjithë stafin punonjës të kësaj qendre. "Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet rajonale të hetimeve si dhe njësiti K-9 (njësi me qen) të cilët pas kontrollit detal të hapësirave të objektit kanë konstatuar se lajmërimi ishte i rrejshëm", thotë toger Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan. Sipas tij, rasti është duke u hetuar edhe më tej.
|