Sociale

Sociale



Katedralja e re – tempull kombëtar, fetar e kulturor

Email Shtyp pdf
tn_katerdaleNë Katedralen e re në Prishtinë, që mban emrin e Nënës Terezë është mbajtur të shtunën manifestimi i parë, me një koncert kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ceremoni ka qenë i pranishëm, presidenti Fatmir Sejdiu, i cili Nënën Terezë e ka quajtur simbol të tolerancës dhe humanizmit, ndërsa Katedralen e re - një tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtëror. Mesha e parë solemne në këtë katedrale do të mbahet të dielën.
më shumë...
 

SHBA i dhuroi Shqipërisë tri anije patrulluese

Email Shtyp pdf
tn_anijeMinistria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë asaj tri anije për patrullim bregdetar, për ndihmë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal.
Tri anije të këtilla tashmë i janë dorëzuar Shqipërisë, ndërsa dy të tjera priten të arrijnë vitin e ardhshëm.
Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes, theksohet se Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara i ka stërvitur ekuipazhet shqiptare të anijeve.
më shumë...
 

Në Prishtinë ka nisur punën fabrika "Kosovatex"

Email Shtyp pdf
kosovatex-44Prishtinë, 2 shtator - Ka nisur dje punën fabrika "Kosovatex" për prodhimin e xhinseve dhe konfeksioneve. Fabrika aktualisht ka treqind punëtorë. Me prodhim kryesisht të orientuar për eksport, "Kosovatexi" synon të bëhet qendër e industrisë tekstile në Ballkan.

më shumë...
 

FH: Punëtorët në Kosovë të shtypur

Email Shtyp pdf
atwork"Freedom House" ka publikuar sot raportin për të drejtat e punëtorëve në botë me titullin "Liria e Punës në Botën e Vrazhdë."
Përditësue me ( E mërkurë, 01 Shtator 2010 09:50 ) më shumë...
 

Bankieri gjerman bën komente raciste për hebrejtë, turqit e kosovarët

Email Shtyp pdf
tn_Thilo_Sarrazin_056_D_68592bNjë bankier i njohur gjerman dhe një nga anëtarët kyç të bordit drejtues të Bankës Qëndrore të Gjermanisë, Thilo Sarrazin boton sot librin e titulluar "Gjermania zhbën veten". Sarrazin është i njohur për komentet e tij antisemite.
më shumë...
 
Faqja 1 i 44