"Bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të ketë, pa marrë parasysh rezolutën e Serbisë, ndryshimin apo mosndryshimin e kësaj rezolute. Kosova duhet ta caktojë një pikë të vetën që të ulet me Serbinë në ato bisedime. Çështja më e rëndësishme është që të rritet numri i njohjeve, që të arrijmë numrin 100 e pastaj të ulemi e të bisedojmë", tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Ilir Deda.



Prishtinë, 5 shtator - Tek janë nisur për në New York, presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni kanë shprehur bindjen se Serbia do të dështojë për të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme një rezolutë që bën thirrje për negociata rreth statusit të Kosovës. Atyre do t'u bashkëngjitet kryeministri Thaçi, që është rrugës për në Katar, dhe bashkërisht do të lobojnë deri të enjten kundër projektrezolutës serbe.
Hondurasi vendi i 70-të që njeh Kosovën. Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati.
