Sociale Pasaporta biometrike edhe jashtë vendit

Pasaporta biometrike edhe jashtë vendit

Email Shtyp pdf

albania_redEmigrantët shqiptarë shumë shpejt do të mund të aplikojnë në vendet ku jetojnë për t'u paisur me pasaportë biometrike. Një vendim i fundit i qeverisë shqiptare do të mundësojë këtë proçes, duke shmangur ardhjet në Shqipëri dhe sorollatjet nëpër sportelet e aplikimit. Italia dhe Greqia, ku janë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, do të jenë vendet e para ku do të çelen sportelet e aplikimit për pasaporta biometrike.

Në këto vende sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme është edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.

Ky proçes pritet të nisë në muajin tetor.

Ende nuk është vendosur një çmim për aplikimin, por mendohet që të jetë një shumë diku tek 100-110 euro, ndërkohë që në Shqipëri ky aplikim bashkë me kartën e identitetit, kushton 7.200 lekë.

Pasaporta biometrike është dokumenti bazë për lëvizje të lirë në vendet e Bashkimit Europian, pas heqjes së vizave për shqiptarët, proçes që pritet të ndodhë gjatë këtij viti.

Aplikimi në vendet ku jetojnë është një lehtësi për emigrantët, të cilët këto ditë që janë kthyer për pushime gjenden dhe nëpër dyert e zyrave për aplikime.