Politike Arrestohet i dyshuari për fshirjen e serverit të Ministrisë së Transporteve

Arrestohet i dyshuari për fshirjen e serverit të Ministrisë së Transporteve

Email Shtyp pdf


qeveriaPunonjësi i qeverisë, i arrestuar sot në mëngjes dhe që akuzohet për pengim në mbledhjen e provave, është Gani Zogaj, administrator i teknologjisë informative. Ai është i dyshuari kryesor për fshirjen e serverit të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT së) i cili qe konfiskuar nga EULEX-i në bastisjet e para të bëra në këtë ministri në muajin prill. Zogaj ishte duke e ushtruar detyrën e mbikëqyrësit të IT-ve në të gjitha institucionet e Kosovës.  Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e administratorit të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës lidhur me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Bastisjet e ndodhura mëngjesin e sotëm janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet se ka penguar mbledhjen e provave. Aktualisht ai gjendet në paraburgim.