Bota Ish rojtari nazist akuzohet për mijëra vrasje

Ish rojtari nazist akuzohet për mijëra vrasje

Email Shtyp pdf


tn_belzec1Prokurorët në Gjermani e kanë akuzuar ish rojtarin e kampit nazist, Samuel Kunz, se ka ndihmuar në vrasjen e 430 mijë hebrenjëve në Holokaust dhe personalisht ka shtënë kundër 10 vetëve.
Prokurorët në Dortmund sot kanë njoftuar se këto akuza kanë të bëjnë për ndihmë në vrasjen e hebrenjëve në kampin nazist të vdekjes Belzec, afër qytetit Lublin në Poloni, në vitet 1942-43. Data për fillimin e procesit gjyqësor nuk është caktuar ende.
Samuel Kunz është i treti në listën e Qendrës Simon Vizental për kriminelët më të kërkuar Nazistë.