Sport Ekleston mbështet Ferrarin

Ekleston mbështet Ferrarin

Email Shtyp pdf

tn_formulaFerrari ka ndërmend të kërkojë në shtator heqjen e rregullit që ndalon dhënien e urdhrave për parakalim brenda të njëjtës skuderi, duke e quajtur një rregull të tillë "hipokrizi". Sipas drejtuesve të "Kokëkuqes", ky rregull është shkelur vazhdimisht, por në forma të fshehura. Për shembull me anë të urdhrave të tipit "ngadalëso, po harxhon shumë", "gomat po të konsumohen shpejt" apo "frenat po ftohen".

Në këtë "betejë" skuderia nga Maranelo nuk është vetëm. Ka aleatë, të fuqishëm madje. "Jam dakord që ky rregull të hiqet. Skuadra duhet të menaxhojë situata të tilla dhe të vendosë vetë si do të veprojë", ka thënë berni Ekleston për një faqe interneti në Britani. Të njëjtim mendim ka edhe shefi i Meklarenit, Ros Braun: "Ky rregull nuk është më realist. Skuadrat dhe FIA duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët".