Ekonomi 160 mijë turistë, fluksi i fundjavës

160 mijë turistë, fluksi i fundjavës

Email Shtyp pdf

DurresiKompania turke, "Savronik", e cila menaxhon tunelin e Kalimashit, ka bërë të ditur numrin e automjeteve që kanë kaluar gjatë orëve të fundit përmes tunelit të Kalimashit. Specialistë të kësaj kompanie pranojnë faktin e radhëve të gjata, por kurrsesi të vonesave pa shkak në tunel, sidomos gjatë fundjavave.  "Gjatë 24 orëve të fundjavës së shkuar kanë kaluar në tunelin e Kalimashit 9360 automjete, ku 4740 automjete kanë qenë në drejtim të Tiranës dhe 4620 automjete në drejtim të Kukësit", shprehen zyrtarë të kompanisë "Savronik". 
Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, numrin më të madh të automjeteve që kanë qarkulluar përmes tunelit në kahun Kukës-Tiranë e përbëjnë automjetet e shtetasve nga Kosova, të cilët udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar, ndërkohë që edhe në kahun Tiranë-Kukës numri më i madh i automjeteve është i shtetasve të Kosovës që kthehen nga plazhi, por edhe i emigrantëve kosovarë që kthehen nga vendet perëndimore për në vendlindjen e tyre, në Kosovë.Sipas ministrit Sokol Olldashi, në ditën e përurimit të tubit jugor të tunelit, për të pasur lëvizje nga të dyja krahët e tunelit, qytetarët duhet të presin fundin e muajit gusht. Megjithatë, zyrtarë të "Bechtel & Enka" nuk janë aq optimistë. Ata deklarojnë se do të jetë muaji tetor afati kur do të përfundojë edhe tuneli verior i Kalimashit. Ndërkohë, sipas doganave të Kosovës, mbi 160000 persona janë regjistruar këtë fundjavë në hyrjet dhe daljet e pikë kalimeve kufitare të Republikës së Kosovës.