Bota Rrëzohet aeroplani, 152 viktima

Rrëzohet aeroplani, 152 viktima

Email Shtyp pdf


aeroplaniNjë aeroplan pasagjerësh i Pakistanit është rrëzuar afër kryeqytetit Islamabad duke vrarë të gjithë 152 personat që ishin në bord.
Dëshmitarët thonë se kishin parë aeroplanin duke fluturuar shumë ulët mbi disa pjesë të qytetit ku ndalohet fluturimi.  Korrespondetët e BBC-së thonë se shira të fuqishëm monsun që po bien atje u po e bëjnë operacionin e emergjencës jashtëzakonisht të vështirë dhe se tani fokusi është zhvendosur nga kërkim dhe shpëtim në vetëm rikuperim.
Disa orë pasi aeroplani Airbus u rrëzua, duket tashmë e sigurtë se askush nuk ka mbijetuar në kodrat e larta me pyllzim të rëndë që shikojnë nga qyteti Islamabad.
Kjo konfirmon frikën e keqe e qindra të afërmve të shqetësuar që janë mbledhur në spitalet e qytetit ose në aeroporte në Islamabad dhe në Karaçi ku fluturimi u ngritë disa orë më herët në orën tetë të mengjesit sipas kohës lokale.
Shenjat e parë të problemeve u vërejtën kur Airbus u pa duke fluturuar ulët në atë që nuk është një zonë fluturuese mbi objekte të rëndësishme të kryeqytetit.
Shërbimet e emergjencës të vendit përfshirë edhe forcat e armatosura hyne në veprim menjëherë pasi aeroplani u përplasë në kodrat Marghalla.