Policia sllovene raporton se ka liruar personin i cili akuzohet për krijimin e një virusi që preku 12 milionë kompjutera. Personi i dyshuar është marrë në pyetje dhe nuk ka të drejtë të largohet nga vendi.
Hetimet për rastin po zhvillohen nga autoritetet sllovene dhe Zyra Federale e Hetimeve në SHBA, FBI-ja. Kjo e fundit e ka identifikuar të dyshuarin si Iserdo, 23 vjeçar. Ai është arrestuar dhjetë ditë më parë në Maribor.
Lirohet me kusht krijuesi i virusit që preku 12 milionë kompjutera


