Prishtinë, 25 korrik - Janë të dyja motra me një sukses të paimagjinueshëm. Dy këngëtaret e njohura kosovare, Adelina dhe Zanfina Ismajli do të bashkohen bashkë në një koncert madhështor më 8 gusht në Kumanovë. Fansat kanë kërkuar prej kohësh një ribashkim të motrave, në një tjetër duet. Ndonëse kjo dëshirë e tyre ende nuk është realizuar, të paktën ata do të kenë mundësi t'i shikojnë të dyja njëherësh në skenë.
Siç njofton Ballkanweb, Zanfina aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës që publikoi në fillim të kësaj vere, ndërsa Adelina është duke shijuar pushimet, pas një viti tejet të ngjeshur me aktivitete dhe prodhimtari në muzikë.
Motrat Ismajli bëhen bashkë


